Vdekja e Arian Dacit, reagimet e politikës shqiptare e asaj kosovare

Ditën e sotme u nda nga jeta si shkak i një orteku bore, Arian Daci, zëvendësministër në qeverinë e Kosovës.

Daci ishte djali i ish-kryetarit të Kuvendit në Kosovë, Nexhat Daci.

Në lidhje me këtë lajm vjen edhe reagimi i parë nga Tirana zyrtare.

Zëdhënësja e qeverisë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shpreh ngushëllimet pr ndarjen e parakohshme nga jeta të Dacit.

“Ngushëllime të ndjera familjes Daci për humbjen e njeriut më të dashur, ngushëllime qeverisë së Kosovës për humbjen e zv.ministrit të Diasporës! U prehtë në paqe shpirti i Tij!”, shkruan Spiropali.

Presidenti Meta

Kreu i Shetit Shqiptar, Ilir Meta shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të zëvendësminisrit kosovar, Arian Daci.

Meta shprehet se kjo humbje e parakohshme i ka tronditur të gjithë.

“Jam shumë i tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes së jetës së zv/ministrit të Diasporës së Kosovës, Arian Daci gjatë tragjedisë në Brezovicë.

Në këto momente të vështira për familjen Daci, të afërmit e miqtë e tyre, u qëndroj pranë, duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje tragjike të parakohshme që na ka lënduar të gjithëve, shkruan Meta.

Kreu i PD, Lulzim Basha

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ngushëlloi familjen Daci dhe Qeverinë e Kosovës për vdekjen tragjike të zvministrit Arian Daci, djalë i ish- kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

 “Me hidhërim të thellë mësova për vdekjen aksidentale të zvministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Arian Daci. Ngushëllimet e mija për familjen e z. Daci, për ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, për Qeverinë e Kosovës dhe miqtë e kolegët e të ndjerit”, shprehet Basha.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i plagosur Ardian Bakalli.

“Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit, si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka shprehur ngushēlëllle për vdekjen e zëvendësminisyrit Arian Daci sot në Brezovicë.

Kryeparlamentari Veselinka shkruar në faqen e tij në Facebook se lajmi për vdekjen e djalit të Akademik Nexhat Dacit ishte tejet pikëllues.

“Lajm tejet pikëllues vdekja e Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, në fatkeqësinë e ndodhur sot në Brezovicë. Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime Akademik Nexhat Dacit dhe familjes së tij për humbjen e birit të tyre”, ka shkruar Veseli.

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes tragjike nga një ortek i zv.ministrit të Diasporës në Kosovë, Arian Daci. Përmes një postimi në Twitter, Rama ka një mesazh ngushëllimi për familjarët e të ndjerit.

“Çfarë trishtimi lajmi për humbjen e jetës së Arian Dacit dhe e pamundur të gjenden fjalë për të ngushëlluar familjen e babën e tij, mikun tim Nexhat Daci, të cilit i përcjell shprehjen vëllazërore të keqardhjes së thellë për këtë tragjedi të madhe familjare! I paharruar kujtimi”, shkruan ai.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan.

Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Bushati shkruan se Lohan, përveçse mik i çmuar,  ishte edhe një njohës i mirë i burokracisë europiane.

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të ish Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Përveç se një mik i çmuar, Helmuth Lohan ishte një burrë i përkorë dhe njohës i shkëlqyer i makinerisë e burokracisë europiane. Vitet e shërbimit të tij në Shqipëri përkojnë me përpjekjet tona për të hedhur hapin e parë, atë të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Europian. #RIP”, shkruan ai.