Vdekja e binjakëve në Berat, drejtoresha e spitalit jep detajet

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Berat, ku dy foshnje 5-muajshe, binjakë kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë që ka reaguar edhe drejtoresha e Spitalit Rajonal të Beratit, Edlira Shkëmbi. Sipas saj, në momentin që foshnjet kanë mbërritur në Spital nuk kanë patur shenja jete, ndërsa ,mjeku pediatër dyshon se mund të kenë ndërruar jetë një orë para paraqitjes për ndihmë mjekësore.

“Ditën e sotme, rreth orës 10.00, në shërbimin e Pediatrisë u paraqitën dy binjakë (djem), të moshës 4,5 muajsh, banues në lagjen Uznovë, të shoqëruar nga nëna e tyre.

Mjeku pediatër referon se, të dy fëmijët ishin pa shenja jete kur mbërritën në spital dhe mund të kishin rreth një orë që kishin vdekur. Në këto kushte, mjeku thjesht ka konfirmuar vdekjen, pa pasur mundësi të jap ndihmën mjekësore”, thuhet në reagim.