fbpx

Vdekja e mjekut nga koronavirusi, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ishte në terapi intensive

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një njoftim në lidhje me vdekjen e mjekut Sefer Dervishi, 61 vjeç që ndërroi jetë nga koronavirusi.

Sipas informacionit, Sefer Dervishi prej dy javësh trajtohej tek ‘’Shefqet Ndroqi’’ dhe vuante edhe nga sëmundje të tjera.

NJOFTIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19.

Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!