Vdekja e papritur e Kobe Bryant, dalin pamjet nga vendngjarja

Një aksident ajror do t’i kushtonte jetën legjendës së NBA, Kobe Bryant.

Ish ylli i Los Angeles Lakers do të mbyllte sytë përgjithmonë ditën e sotme pas një incidenti fatal me helikopterin e tij privat.

Ngjarja fatale për të dhe për 4 pjesëtarë të tjerë të ekupiazhit të tij do të ndodhte në Kaliforni.

Ndërkohë disa media ndërkombëtare kanë publikuar edhe momentet e aksidentit tragjik.

Sipas mediave amerikane, bëhet fjalë për një helikopter The Sikorsky S-76, ndërsa shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa edhe ndërhyrja e forcave të emergjencave ka qenë thuajse e pamundur.