Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar pak më parë për ndarjen nga jeta të pedagogut të Akademisë së FA, Agim Sulaj.
Peleshi i shpreh ngushëllimet familjes, ndërsa thotë se ai ishte një pedagog i shkëlqyer.
“Kolonel Agim Sulaj, pedagogu i shkëlqyer i Akademisë së Forcave të Armatosura ka humbur sot betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe kolegët”, shkruan Peleshi.
Më hertë, ka reaguar dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Xhaçka shkruante se Sulaj kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm, për atë që Akademia e Forcave të Armatosura është sot.