fbpx

Vdekja e Princeshë Diana, astrologia i parashikoi se diçka e madhe do t’i ndodhte…

tmp_CeSRqj_0c43950a5e3f2c6b_GettyImages-515207354.jpg

Njëzet vjet pas vdekjes së Princesësh Diana, e cila ndodhi në 31 gusht 1997 në një aksident tragjik me makinë nën urën Alma në Paris, zbulohen detaje të reja rreth momenteve të fundit të jetës së “Princeshës së trishtë”.

Debbie Frank, astrologia e saj personale rrëfeu se i kishte parashikuar Dianës se diçka e jashtëzakonshme do të ndodhte gjatë fundjavës që ajo u zhduk.

Konkretisht, Frank kishte lexuar në yje se një ngjarje e madhe do të ndodhte pikërisht rreth fundit të Gushtit. Astrologia tha për shtypin anglez se ndërsa ishte duke vëzhguar temën e Lady Diana në Pallatin Kensington, ajo kuptoi se do të kishte një eklips, shpesh një shenjë e ndryshimeve të mëdha ose përvojave shqetësuese.

Në lidhje më këtë, Princesha ishte e bindur që situate do të kishte të bënte me një lajm pozitiv. Diana, thotë Frank, ishte e lumtur në atë kohë me Dodi al Fayed, kaloi më shumë kohë me fëmijët e saj Ëilliam dhe Harry dhe kishte shumë angazhime si ambasadore. Për të, eklipsi ishte një ogur i ndryshimeve të dobishme.

Astrologia, e cila ishte shumë afër Dianës, rrëfeu se komunikoa me të edhe një herë të fundit pas takimit ku i kishte bërë parashikimin. Sipas saj, Diana i kishte zbuluar se ishte shumë e lumtur.

Astrologia Debbie Frank dhe Lady Diana ishin shumë të afërta. Në kohën e krizës së madhe, Princesha madje e thërriste tri herë në ditë për të zbuluar se çfarë do të ndodhte mes saj, Karlit dhe Kamilës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303