“Vdekja mendon se mund të të marrë nga unë”, Robert Berisha fjalë prekëse për nënën e ndjerë: Më mungon!

rob.jpg

Këngëtari i njohur, Robert Berisha humbi pak ditë më parë nënën e tij.

“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie me nënën e tij.

Mirëpo, së fundmi Roberti ka shpërndarë një tjetër fotografi me nënën e tij në rrjete sociale.

Këngëtari na ka copëtuar sërish zemrat me fjalët që i ka dedikuar nënës së tij, humbjen e së cilës nuk dëshiron ta pranojë kurrë.

“Vdekja mendon se mund të të marrë nga unë. Por ajo nuk e di që ti jeton përgjithmonë në kujtimet e mia. Më mungon.”- janë fjalët e tij për të ëmën e ndjerë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303