Vdes 12-vjeçari, banorët protestojnë për sinjalistikën

Një 12-vjeçar ka gjetur vdekjen javën e kaluar në Bajram Curr të Tropojës. Viktima, i identifikuar si Fabjan Prozllomi, u përplas nga një makinë në dalje të qytetit. Mësohet se sinjalistika mungon në rrugët e Bajram Currit dhe kjo është një nga arsyet që ka çuar në aksidentin tragjik, ku i mori jetën 12-vjeçarit.

Sot, banorët e komunës Margegaj kanë protestuar për mungesën e sinjalistikës. Ata kanë bllokuar aksin kryesor, ku shprehen se jeta e tyre duhet të sigurohet.

Ndërkohë, një qytetar ka shkruar në JOQ Albania

“Jemi në protestë pasi këtu vdiq një 12-vjeçar dhe kjo rrugë nuk ka asnjë sinjalistikë dhe është vdekjeprurëse! Rruga do të qëndrojë e bllokuar deri në plotësimin e kushtit tonë që është marrja e masave për kufizimin e shpejtësisë, vendosja e sinjalistikës këtu pranë shkollës Margegaj. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga pushteti lokal, mbërritën Forcat e Rendit dhe banorët filluan vetë të prishin asfaltin në shenjë revolte. Nëse këta nuk vendosin sinjalistikë ne prishim asfaltin dhe kështu nuk ecin më dot aq shpejt sa për të vrarë fëmijët”./real-news.tv

Lër një koment