fbpx

Vdes 40-vjeçari shqiptar në Itali, u zhyt në pishinë por nuk doli më i gjallë

Një 40-vjeçar shqiptar i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në rajonin e Lombardisë në Itali ka ndërruar jetë.

Teksa është hedhur në pishinë ai ka goditur kokën pas një zhytjeje në ujë. Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të së shtunës në mbrëmje në pishinën e një hoteli rezidencial në Ravenna.

Shërbimet e urgjencës u alarmuan, por manovrat e ringjalljes nuk patën efekt dhe vdekja e burrit u deklarua në vendngjarje.