Vdes burri më i vjetër në botë

auto_Masazo_Nonaka_-_r1547989548.jpg

Ka ndërruar jetë në moshën 113-vjeçare burri më i vjetër në botë. Ai quhej Masazo Nonaka, i cili vdiq ditën e sotme nga pleqëria duke mos vuajtur nga asnjë sëmundje.

“Ndihemi të trishtuar për humbjen e një figure kaq të madhe. Ai ishte tejet normal dje, por ndërroi jetë papritur dhe pa na shkaktuar ndonjë shqetësim”, tha mbesa e tij.

Nonaka kishte 5 fëmijë, të cilët e vizitonin shpesh në shtëpinë e tij. 113-vjeçari pas daljes në pension, qëndronte në shtëpi. Të afërmit thonë se atij i pëlqenin shumë ëmbëlsirat dhe ndeshjet me sumo.

Nonaka tanimë njihet si burri më jetëgjatësinë më të madhe në botë, ndërsa francezja Calment njihet si gruaja më e vjetër në botë. Ajo vdiq në vitin 1997 dhe ishte 122 vjeç./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303