Vdes kampioni i botës, “Tata” Brown

Ish-futbollisti Hose Luis ‘Tata’ Brown, kampion i botës me Argjentinën në vitin 1986, vdiq në moshën 62-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, njoftoi klubi i studentëve të Plata-s.

“Një ditë shumë e trishtuar për familjen Albirroja, gladiatori ynë Hose Luis Brown u nda nga jeta. Kujtimi dhe dashuria e tij për klubin do të mbeten gjithmonë”, theksoi klubi me të cilin ai u shpall kampion i Argjentinës në vitin 1982 dhe për të cilin luajti për tetë vite.

“Pa Hose Luis Brown, ne nuk do ta kishim fituar kurrë Kupën e Botës në vitin 1986.Ti nuk je ankuar kurrë për asgjë Tata”, theksoi Diego Maradona në një mesazh në Instagram.

Mbrojtësi numëron 36 ndeshje dhe një gol, i pari për ekipin e tij në finalen e Kupës së Botës kundër RFA (3-2).

Menjëherë më pas ai ishte trajner dhe drejtoi me Sergio Batista ekipin e 23-vjeçarëve që fitoi medaljen e artë të Lojërave Olimpike në vitin 2008, në të cilin bënte pjesë Messi, Riquelme dhe Aguero.