fbpx

Vdes kongresmeni amerikan, një nga rivalët më të mëdhenj të Trumpit

190728065600-elijah-cummings-president-donald-trump-split-exlarge-169-600x360.jpg

Ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm kongresmeni i njohur amerikan, Elijah Cummings. 68- vjeçari ka vdekur në spitalin Johns Hopkins për shkak të disa ndërlikimeve shëndetësore që kishte orëve të fundit.

Cummingsi është njohur si ligjvënësi më me peshë në Shtëpinë e Bardhë dhe ka qenë në media disa herë për shkak të komenteve të ashpra që kishte me presidentin Trump.

Ishin të famshme deklaratat e presidentit ndaj kongresmenit Cummings, duke e cilësuar qarkun e tij në Baltimore, si vend i banuar me shumicë me ngjyrë, si “rrëmujën më të neveritshme dhe më irrituese”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303