fbpx

Vdes legjenda e Formula 1

gettyimages-174273337-600x360.jpg

Një legjendë e sportit të shpejtësisë është shuar përgjithmonë. Sir Stirling Moss ka vdekur sot në moshën 90-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë.

Ai vlerësohet nga shumë si njëri prej shoferëve më të mirë në histori të Formula 1, edhe pse asnjëherë nuk e kishte fituar titullin e botës.

Britaniku e humbi në mënyrë të famshme titullin në Formula 1 në vitin 1958 ndaj bashkatdhetarit Mike Haëthorn, të cilin e kishte përkrahur dhe e kishte shpëtuar nga diskualifikimi kur ai ishte akuzuar për vozitje prapa në shteg në grand Prix të Portugalisë.

Ai e zuri vendin e dytë katër herë në Formula 1 dhe u shpall Personaliteti Sportiv i Vitit më 1961.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303