fbpx

Vdes në rrethana të paqarta 13-vjeçarja, polica nis hetimet

Vajza ishte shoqëruar nga i ati në spital

Ka ndërruar jetë në rrethana krejt të paqarta një vajzë 13-vjeçare.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se vajza 13-vjeçare ishte shoqëruar në spital nga babai i saj, shtetasi me iniciale Xh.B. për ndihmë mjekësore dhe më pas ka ndërruar jetë.

“Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, njofton policia e Tiranës.

Lër një koment