fbpx

Vdes nga koronavirusi 30-vjeçari, mendonte se ishte mashtrim

“Unë mendoj se kam bërë një gabim. Mendova se kjo ishte një mashtrim, por nuk është ashtu”.

Këto ishin fjalët e fundit të një pacienti 30-vjeçar, i cili vdiq në Spitalin Metodist të San Antonios këtë javë pasi mori pjesë në të ashtuquajturën “ahengu COVID-19”.

Sipas spitalit, pacienti i paidentifikuar iu tregoi infermierëve për festën, për të cilën mendohet se ishte pritur nga dikush i diagnostikuar me COVID-19.

“Mendimi është që njerëzit po grumbullohen për të parë nëse virusi është i vërtetë dhe nëse dikush infektohet”, tha Jane Appleby, mjeke kryesore në Spitalin Metodist.