Vdesin 4 persona nga gripi në Maqedoninë e Veriut

auto_gripi1549383347.jpg

Mbi 2500 pacientë janë regjistruar vetëm këtë javë në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë prekur nga gripi sezonal.

Mësohet se deri më tani raportohen 4 viktima, të cilët kanë vdekur si pasojë e prekjes nga gripi.

Ky lajm është bërë i ditur me anë të një raporti publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut.

Thuhet se spitalet janë mbushur nga shumë pacientë, të cilët po kurohen dhe po mbahen në kontroll nga mjekët./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303