fbpx

Vdiq në aksident, Meta në familjen e mësueses

48954506_2063628897016706_2849253618807209984_n-525x350.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shkuar sot në një vizitë në shtëpinë  e mësueses, Luiza Dula, e cila humbi jetën pak ditë më parë në një aksident rrugor, ngjarje e cila tronditi opinionin publik.

Ka qenë vetë Presidenti Meta i cili në një postim në Facebook ka shkruar se ka garantuar familjarët se ata nuk do të jenë vetëm.

“Në Miras të Devollit, në shtëpinë e mësueses së ndjerë, Luiza Dule, nënës së përkushtuar të dy fëmijëve të mrekullueshëm, e cila humbi jetën në një aksident rrugor duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur në fshatin Arrëz.

I shpreha ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të saj duke i garantuar se nuk do të jenë kurrë vetëm. Ky rast tragjik të na shërbejë për të reflektuar për kushtet e vështira e shpesh të pasigurta të udhëtimit të qindra mësuesve anë e mbanë vendit”, ka shkruar Presidenti Meta. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *