Vdiq nga koronavirusi, 71-vjeçari përcillet për në banesën e fundit vetëm nga e shoqja

Sot është përcjellë për në banesën e fundit 71-vjeçari F.M, i cili vdiq si pasojë e koronavirusit. Ai u shoqërua pa praninë e asnjë familjari,përveç bashkëshortes.

Bëhet me dije se gruaja e viktimës është vetëkarantinuar në banesën e saj. Burri vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus,fibrilacion arterial dhe hipertension.

Në funeral ishin të stacionuar edhe forca të shumta policore,për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë gjatë përcjelljes së tij për në banesën e fundit. Viktima erdhi nga Spitali i Tiranës,direkt në varrezat e qytetit.