Marigona Obërtinca, grimierja e njohur nga Kosova, ka ndërruar jetë. Në media qarkulloi lajmi se grimierja kishte humbur jetën si pasojë e mbidozës, mirëpo familjarët e kanë qartësuar situatën.
Në njoftimin e vdekjes, ata bëjnë me dije se e reja ndërroi jetë nga një sëmundje e shpejtë, dhe la pas një djalë 10-vjeçar.
Njoftimi:
Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 23/11/2020 pas një sëmundje të shpejtë ndërroi jetë më e dashura jonë Marigona Obertinca. Ceremonia e varrimit do të bëhet me rrethin e ngushtë familjar, njëherit ju bëjmë me dije për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame.