Veçoritë e mjaltit Manuka

1.Trajton gastritin: Inflamimi i shtresës së brendshme të stomakut, njohur ndryshe si gastriti, është një ndër problemet më shqetësuese tek të gjitha moshat. Mjalti është ushqimi i parë që përdoret zakonisht për të trajtuar gastritin, por mjalti Manuka ka ndikim akoma më të madh.

2.Parandalon problemet e zorrës së trashë: Mjalti Manuka ka ndikim të drejtpërdrejt në sistemin tretës. Mjalfton një lugë gjelle mjaltë në ditë (kryesisht i tretur në ujë të ngrohtë) për të qetësuar dhimbjet e barkut, si dhe kuron dëmtimin strukturor që mund t’u ndodhë zorrëve gjatë inflamacioneve të ndryshme.

3.Forcon imunitetin: Testet laboratorike kanë zbuluar se mjalti Manuka përmban substanca që mund të nxisin prodhimin e citokinave. Këto të fundit janë proteina që ndihmojnë në rritjen e rezistencës së trupit ndaj sëmundjeve të ndryshme.

4.Qetëson kollën: Mjalti Manuka është edhe më efektiv kundër kollës për shkak të veprimit më të lartë antibakterial që vjen nga prania e lartë e përbërësve të tjerë bioaktive. Ekzistojnë edhe disa karamele kundër kollës që përmbajnë mjaltë Manuka dhe propolist, por mund të kesh të njëjtat përfitime duke marrë 1 ose 2 lugë çaji mjaltë natyral Manuka me UMF 15+ ose më shumë.