fbpx

Veliaj: ‘Astiri’ po përdoret politikisht. Do fitoj unë aty!

Photo-Erion-Veliaj-1.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cilësoi sot protestuesit e Unazës, banesat e të cilave preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe” si 40 persona që përdoren politikisht dhe si një bullizëm kundër qytetit.

Ai tha se PS do të fitojë bindshëm në këtë zonë, duke rikonfimuar edhe një herë rikandidimin për kreun e bashkisë së Tiranës.

“Partia Socialiste do të jetë fituese edhe në qendër të Astirit. Tafmaja e 40 vetave që përdoren politikisht është një bullizëm kundër qytetit. Unë i ftoj si Neës 24 rastësisht që televizioni juaj është pranë banesave sociale. Është më mirë të jetojnë aty, sesa të jetojnë mbi pusetë. Kush nuk e pranon këtë ofertë është te kjo mazhorancë e zhurmshme që po përdoret politikisht. Unaza do bëhet dhe Tirana do vazhdojë do ecë përpara. Dhe unë jam i bindur që do të fitojmë edhe te Astiri.”- u shpreh Veliaj për Neës 24.

Veliaj u ndal edhe te mandati i tij. I pyetur në studio nëse ndihet i lodhur në kërkim të mandatit të dytë, kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht mllefit që ekziston në vend, të shumtë janë ata që e vlerësojnë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303