17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Veliaj feston me punëtorët e pastrimit

spot_img

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka festuar natën e ndërrimit të viteve me punëtorët e pastrimit, ku së bashku kanë shtruar tavolinën dhe kanë ngrënë darkë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Veliaj, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ai shkruan se kaloi ‘darkën e Vitit të Ri me turnin e tretë të pastrimit, që fill pas festës e bënë Tiranën xixë’.

Gjithashtu, Veliaj ka publikuar edhe disa foto nga darka e 31 dhjetorit.

“Shpesh harrojmë se pas çdo stine festive, është një ushtri me njerëz që pastrojnë, policë që ruajnë e zjarrfikës që ndihmojnë 24 orë në 7 ditë të javës që Tirana të gëzojë e pashqetësuar. Kalova darkën e Vitit të Ri me turnin e tretë të pastrimit, që fill pas festës e bënë Tiranën xixë” shkruan Veliaj./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat