fbpx

Veliaj flet për dy problematikat që shqetësojnë qytetarët: Regjimi i ujit nuk…

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës ka reaguar në lidhje me dy shqetësimet që kanë qytetarët në situatën nga COVID-19. Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me Neës24, Veliaj tha se regjimi i ujit nuk ka ndryshuar kurse për plehrat ka kërkuar më shumë angazhim nga qytetarët.

”Më rezulton që kishim një rrjet skandaloz të ujit të pijshëm. Regjimi i ujit është shtuar jo të jetë pakësuar. Kemi 14 orë ujë. Në disa zona 24 orë. Por të mbash Bovillën 24 orë do të thotë të lësh atë vetëm të rrjedhë. Që të ndryshohet regjimi i ujit duhet mbledhur Bordi tre ditë para. Regjimi është po ai. Ata që hoqën depozitat për tërmetin dhamë leje që t’i rivendosin poshtë pallatit.

Ajo që shoh është që Tirana është shtuar, sidomos Astiri, Fresku, zonat që kanë pasur më shumë për pastrimin.

Do të dëgjoj akoma më shumë, por sjellja qytetare nuk është bëj foto dhe çoje në portal. Plehrat t’i vendosin në kosh dhe makina do rikthehet pas një ore. Koha të bëjmë histori jo histeri. Trimi i mirë që rri në divan bëhet hero.

Secili të bëjë të vetën dhe do bëjmë atë që kemi bërë në çdo situatë fatkeqësie. Është një moment që qyteti të dalë më i mirë, më solidar, më bashkëpunues.”- tha Veliaj.