fbpx

Veliaj: Fundi i importit të makinave-rraqe, lajm i mirë

veliaj-1.jpg

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi një lajm shumë të mirë vendimin e qeverisë Rama për të ndaluar importin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet dhe krijimin e lehtësirave për ata që përdorin mjetet elektrike me zero ndotje në mjedis.

Po ashtu, ai tha se po shihet mundësia që dogana për mjetet elektrike të bëhet zero, si një zgjidhje për të shtuar makinat që nuk ndotin mjedisin.

“Vendimi që mori Parlamenti për të ndaluar importin e makinave më të vjetra se 10 vjet është ndoshta vendimi më i mirë që është marrë për mushkëritë e çdo fëmije në vend. Faktori i vetëm i ndotjes në Shqipëri janë makinat, kryesisht makinat rraqe që vijnë nga bota, të cilat i përdorim për të shkuar nga kafja në kafe. I jam sot shumë mirënjohës Edi Ramës, qeverisë dhe 74 votave tona në Parlament, që mundësuan këtë vendim. Tirana, si përfituesja më e madhe me 1 milionë banorë dhe 200 mijë makina, i jep fund importit të rraqeve të botës”, tha Veliaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *