Veliaj hedh poshtë akuzat: I drejtohem Prokurorisë

Këshilli Bashkiak i Tiranës është duke zhvilluar një mbledhje shumë të rëndësishme në këto momente për të diskutuar për buxhetin 2019.

Në fillim të mbledhjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka mbajtur një fjalë dhe ka folur rreth akuzave të Partisë Demokratike për ndërtimet te Unaza e Re.

Veliaj i hodhi poshtë këto akuza dhe u shpreh se nëse gjendet qoftë dhe një dokument i vetëm që e vërteton diçka të tillë, ai do të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku tha se Jorida Tabaku në kohën kur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në krye të Bashkisë së Tiranës ka përfituar leje ndërtimi.

Teksa nënvizoi faktin se do t’i drejtohej Prokurorisë për këtë çështje, Veliaj tha se opozitarët kanë privatizuar të gjitha mensat në Qytet Studenti.

“Ata e kanë marrë shprehjen me të vrarë me bukë në gojë shumë seriozisht, thonë që studentët s’kanë për të ngrënë bukë, po si do të hanë studentët kur ato kanë privatizuar të gjitha mensat”,  u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës. /Real-news.tv/

Lër një koment