fbpx

Veliaj i kthehet keq opozitës: Luli dhe Mona kanë bërë valixhet gati, kanë gati planin B

basha-kryemadhi-706x450-1.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka kthyer serish një përgjigje opozitës jashtëparlamentare në lidhje me projektet për Kopshtin Zoologjik dhe shkollën “Sami Frashëri”.

“Kopshti i ri Zoologjik do të ketë më shumë hapësirë për kafshët, kurse bashkimi me Kopshtin Botanik do të vlejë për fëmijët, që të mësojnë florën, faunën, të jetojnë në natyrë. Por, sigurisht që si çdo gjë e mirë në qytet do të sulmohet. Nuk besoj se u habit njeri kur panë Saliun që gënjeu, kur tha që u tha liqeni. Fillimisht do heqim ujërat e zeza, që ish-Komuna e Saliut i derdhte të gjitha në Liqen, e pasi të pastrohet do të kthehet në një hapësirë për kafshët. Si Kopshti Zoologjik, si “Samiu”, kur të mbarojnë, do flasë puna”, -tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se ndryshe nga drejtuesit e opozitës, plani i vetëm i kësaj mazhorance është transformimi i Tiranës dhe i Shqipërisë.

“Nëse u kemi shërbyer të gjithëve njësoj dhe nuk kemi diskriminuar askënd te ndihma ekonomike, te pagesat e tërmetit, te shtëpitë e reja, atëherë e kemi me provë këtë që po themi me fjalë. Fryma jonë është që t’ju shërbejmë të gjithëve. Ata i kanë bërë valixhet gati, ndaj në 25 prill, po s’ju ra bingo, pasaportat aty i kanë, e kanë një plan B. Ne kemi vetëm një plan A, që është Tirana, lagjja jonë, Shqipëria dhe gjithë kjo energji pozitive për të transformuar vendin”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303