fbpx

Veliaj ironizon ashpër Bashën: Robi nuk bën gjëra që s`di t`i bëj

c6720ae1c36dc7afa78b5d81fd2be11f_L.jpg

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i ftuar në emisionin ‘Vizioni i pasdites’, ku krahas politikës ka folur në lidhje edhe me pasionet e tij.

Ai ka rrëfyer se nuk di të këndojë, duke ironizuar kështu Bashën pasi më tej ka theksuar se ka filluar të këndohet himni në publik nga politikanë jo të suksesshëm.

I pyetur për aftësitë e tij në këndim, Veliaj theksoi se: ‘Për të kënduar jam tmerr, sidomos tani që ka filluar të këndohet himni në publik nga disa politikanë që nuk kanë dalë me shumë sukses, them robi nuk duhet të provojë gjërat që s’di me i bo! Unë jam nga ata që jam më i kujdesshëm. E di që në vrap jam i mirë, në futboll, basketboll jam i mirë, kështu që merrem sporte që di t’i bëj, sporti i këndimit nuk është për mua’./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303