Veliaj ironizon protestat e opozitës: Derra të kënaqur, i nisin si Eurovizioni dhe i përfundojnë si harami

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa ka folur në njësinë nr.11 për prjektet e reja, është ndalur edhe te protesta e opozitës.

Ai ka ironizuar opozitën, duke i quajtur dera të kënaqur që i nisin protestat si Champions Leauge dhe i përfundojnë si talebanët.

“Këto janë të vetmit në botë që i fillojnë protestat si Eurovizioni dhe i përfundojnë si harami, këto janë të vetmit që i fillojnë protestat si Champions League dhe i mbarojnë si talebanët… Këta ti paguash nuk e bëjnë kaq mirë këtë punë. Unë mezi po pres që ata të vijnë nesër në Tiranë, të mbushet parkingu, këta janë ca derra të kënaqur që nuk kanë lidhje me varfërinë”, u shpreh Veliaj./real-news.tv