Veliaj: Ja pse u largua opozita nga gara

Kandidati për kreu e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po prezanton ditën e sotme punët e një mandati 4-vjeçar në njësinë 2.

Gjatë fjalës së tij, ai foli edhe për largimin e opozitës nga gara, pasi sipas tij ata ndihen të frikësuar.

“Ne në dallim nga partia prej së cilës ata u shkëputën, ne nuk i gjuajmë me vezë, as me gurë, as me molotov, as me bojë në ditën e verës me fëmijë rrethuar, kundërshtarëve tanë. Së pari, sepse nuk i konsiderojmë armiq, ne i konsiderojmë njerëz që kanë një bindje tjetër dhe ofrojnë një alternativë tjetër. Unë besoj që bashkë me Arbenin, ai numri 1 në fletën e votimit dhe unë numri 2, do kemi një fushatë civile, do kemi mundësinë tí themi njerëzve si i shohim ne këto punë dhe në fakt do të kemi një mundësi të tregojmë se ku dallojmë ne që garojmë në mënyrë qytetare nga ata që u larguan nga gara, jo për arsye të tjera, por sepse nuk kishin shans të fitonin kurrë në Tiranën që qeveriset nga socialistët dhe transformohet çdo ditë. Asnjë shans”, nënvizoi ai.

Më tej, Veliaj tha se ‘sa herë që bashkia  prish diçka pa leje, Saliu dhe Luli status direkt, sepse ata kanë ndërtuar pa leje’.