fbpx

Veliaj: Këtë vit harrojini fishekzjarret pa kontroll

Screenshot_1-79.png

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka zgjedhur që këtë ditë feste për besimtarët e krishterë ta kalojë pranë njerëzve në nevojë dhe në pamundësi ekonomike, nga ku bëri me dije se: “Nuk do të lejojmë më fishekzjarrë të hidhen pa kontroll. Të harxhosh kaq shumë para me kapsolla është një humbje, ndërkohë më mirë që t’i bëjë vetëm bashkia, edhe më pak rrezik për fëmijët, edhe më pak rrezik për qytetarët, edhe ato 5 lekë kursehen më mirë, se sa i djegim e i bëjmë flakë”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në mensën sociale “Gonxhe Bojaxhi” te Bregu i Lumit, ku së bashku me përfaqësues të tjerë të Bashkisë së Tiranës i shërbyen ushqimin të pranishmëve, duke u uruar edhe “Gëzuar Krishtlindjen”.  Ai theksoi se në këtë muaj festash Tirana ka treguar edhe një herë se di të jetë një qytet solidar me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen dhe dorën e shtetit apo të shoqërisë. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *