fbpx

Veliaj bind banorët e Astirit, arrin t’i ulë edhe për kafe

veliaj.jpg

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori sot edhe dakordësinë e komunitetit nga Tepelena, Skrapari dhe Korça, për vijimin e projektit të Unazës së Madhe.

Gjatë një takimi informal që pati me ta mëngjesin e sotëm, kryesisht banorë të ardhur nga zonat jugore të vendit, si Skrapari, Tepelena apo Korça, Veliaj gjeti mirëkuptimin e tyre për të bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Unazës së Madhe.

Veliaj falenderoi banorët që janë distancuar nga aktet e bllokimit të rrugës dhe që kanë pranuar që t’i hapin rrugë projektit për transformimin e segmentit nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana, në një rrugë që jo vetëm do sjellë zhvillimin e zones, por edhe do të çlirojë trafikun e makinave, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

“Dua t’i falenderoj publikisht të gjithë miqtë, si ata nga Tropoja, Kukësi dhe Dibra që gjetën gjuhën me bashkinë për të bërë zhvillimet e tyre në anën tjetër, ashtu edhe miqtë tanë nga Tepelena, Skrapari dhe Korça të interesohen për familjet dhe për zhvillimin e tyre”, tha Veliaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *