fbpx

Veliaj: Koha është tani për të shembur Teatrin!

veliaj-teatri-770x433.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar të njëjtin video-mesazh si kryeministri Edi Rama, sa i takon debatit të fundit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Veliaj ka shpërndarë në “Facebook” videon e shqiptarit Jusuf Vrioni, i cili vite më parë u shpreh se godina e teatrit duhet rrëzuar. Sipas kryebashkiakut Veliaj, koha për shembjen e teatrit është tani, ndonëse sipas tij, një panikë ende mezi e pranon këtë të vërtetë.

“Kjo i bën ca njerëz legjenda e vizionarë – aftësia për të thënë të parët disa të vërteta të thjeshta, që ende ka një pakicë që dekada më vonë mezi i pranon. E thënë shkoqur nga i madhi Jusuf Vrioni pse ky teatër duhej përcjellë 25 vite më pas, për të nisur një të ri modern për Tiranën e 125 viteve që vijnë. Por më mirë vonë, se kurrë. Koha është TANI!”, shkruan Veliaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303