fbpx

Veliaj: Mbajtëm premtimet që bëmë

veliaj-1.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka nisur dëgjesat me qytetarët për buxhetin e vitit 2019 dhe këto dëgjesa i ka nisur nga Pazari i Ri.

Erion Veliaj tha se në 3 vite Tirana ka bërë më shumë progres se çdo kryeqytet tjetër në rajon: “Nuk premtuam tram, por ato që premtuam i bëmë. Siç e patë, ju keni nxjerrë nga njësia edhe Kryetar Bashkie, edhe nën/Kryetare Bashkie që premtuan tramin, premtuan se do investoheshin 1.1 miliardë në këtë njësi, por investuan më pak se 1/5 e asaj që premtuan. Ne thamë do investojmë 960 milionë, kemi investuar 970 milionë. Është më mirë t’i qëndrosh fjalës tënde, sesa të premtosh majat dhe ndërkohë mos të bësh as 1/5. Kjo është arsyeja pse ndihem shumë mirë sepse kemi bërë një plan si familje nikoqire”.

Një nga projektet më transformuese dhe që pritet të japë një impakt tepër pozitiv në ekonominë e qytetit është edhe projekti i përbashkët i Bashkisë së Tiranës, me Fondin Shqiptaro-Amerikan për rehabilitimin e zonës së 9-katësheve. Veliaj sqaroi se sheshi “Skënderbej” do të lidhet me “Pazarin e ri”, në një zonë që do të jetë hapësirë biznesi, duke gjeneruar edhe mjaft vende të reja pune.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *