Veliaj njofton nisjen e punës për Bulevardin ”Zogu i Parë”

veliaj-per-bulevardin.jpg

Gjatë një takimi me banorë të njësisë 9 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se së shpejti do të nisë puna për Bulevardin “Zogu i Parë”.

“Tani do fillojmë bulevardin e “Zogu i Parë”, do rregullohen edhe të gjithë fasadat. Tani po punojmë te blloku i “Casa Italia”-s, kemi edhe rrethrrotullimin te “Shqiponja”. Do bëhet edhe rruga te Astiri. Ti u thua po të shpronësoj, po të jap një banesë sociale, kurse ata thonë për ideal të partisë do rri këtu. Atyre ju ka dalë llotaria, po bëjnë shtëpi, janë bërë 10 familje bashkë dhe po bëjnë pallate ngjitur me Unazën e Madhe të Tiranës, që është rruga më e shtrenjtë. Pra, u ka rënë bingo, nuk janë për hall. Atyre është për t’u thënë, vazhdo te partia, por rruga do të bëhet. Kështu shpëton “Casa Italia”, Dogana dhe gjithë rrethrrotullimi ‘Shqiponja”, tha Veliaj duke shtuar se investimet kanë sjellë jo vetëm një infrastrukturë më të mirë për banorët, por edhe kanë rritur vlerën e pronës në këto zona./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303