TË FUNDIT

Veliaj pret kampionin shqiptar, Florian Marku flet pas fitores dhe zbulon detaje: Falenderoj shqiptarët për përkrahjen, mezi pres të…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti sot kampionin Florian Marku, që na krenoi të gjithëve.

Në mënyrë simbolike, Veliaj i dhuroi kampionit shqiptar Kullën e Sahatit të Tiranës.

Veliaj zbuloi edhe lajmin e madh se vitin tjetër, kur Tirana të marrë titullin Kryeqyteti Europian I Rinisë, Floriani do të rikthehet për të zhvilluar një ndeshje spektakolare boksi.

“Nuk është sekret që do të organizojmë një ndeshje të jashtëzakonshme vitin tjetër në Tiranë, me shpresë që të kenë kaluar edhe kufizimet prej Covidit. Ti vërtet jeton në Angli, në Londër, atje jeni me një orë diferencë, por kjo është gjithmonë ora e Tiranës, për ta kthyer pak kokën mbrapa dhe për të kujtuar se duhet të planifikojmë këtë mega aktivitet”, tha kryebashkiaku, duke i dhuruar Kullën e Sahatit.

Florian Marku falenderoi të gjithë shqiptarët për përkrahjen që i kanë dhënë. “Mezi e kam pritur këtë moment. Ftesa nga kryetari i bashkisë së Tiranës është diçka e madhe për mua. I falenderoj të gjithë shqiptarët për përkrahjen e madhe dhe mezi pres të rikthehem në Shqipëri, që të mbroj këtu titujt e mi, në një stadium gjigant”, pohoi boksieri shqiptar.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat