Veliaj: Projekti i ‘Unazës së Madhe’ do të vazhdojë, ja propozimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar të thotë se projekti te ‘Unaza e Re’ do të vazhdojë.

Ai ka nënvizuar faktin se ky propozim sjell mosndarjen e qytetit me një mur artificial, i cili do të krijohej nga lidhja e unazës me rrethrrotullimin nëpërmjet këmbëve dhe murit të betonit.

“Propozimi ynë shkon nga alternativa ku autostrada ngrihet në këmbë dhe në njëfarë mënyre krijon një urë artificiale midis Njësisë 7 dhe zonës së Astirit, Kasharit apo Yzberishtit, në kalimin në nivel zero, çka për këmbësorët, bizneset dhe ata që duan të shfrytëzojnë hapësirat e trotuareve apo mini-sheshet që krijohen në çdo kryqëzim, të kemi mundësi që t’i shtojmë vlerë dhe jo të krijojmë një mur ndarës, që shërben vetëm për makinat si mjet lidhës, kurse për dy komunitetet shërben si mjet ndarës”, theksoi Veliaj.

Gjtihashtu, ai iu referua edhe korsive të dedikuara për biçikletat.

Projekti i rishikuar sjell po ashtu korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik, si dhe përdoruesit e biçikletatave. “Edhe pse është një autostradë kombëtare, ky segment përshkohet nga linjat e transportit publik të Tiranës; aty kalon Unaza e Tiranës së Re, e cila tani vjen si një linjë unazore dhe përputhet në këtë segment me gjurmën e Unazës së Madhe, ndaj kemi planifikuar edhe korsi për transportin urban apo shërbime të tjera alternative si taksi dhe korsi biçikletash”, tha kryebashkiaku./real-news.tv