16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Veliaj shërben ushqim në qendra sociale, ka një lajm të bukur

spot_img

Në sajë të festës së Vitit të ri kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj së bashku me vullnetarë e bamirës kasë shpërndarë ushqim në qendrat sociale.

Gjatë ditës së sotme, Veliaj së bashku me Ambasadori i OSBE në Shqipëri Bernd Bochard, ka shërbyer ushqim në Qendrën Sociale ‘Gonxhe Bojaxhi’.

Me anë të një videoje në Facebook, Veliaj dha lajmin e mirë se do mundohet që shërbimin e ushqimit ta bëjë traditë çdo ditë të vitit.

‘Shumë njerëz, vullnetarë e bamirës janë përkushtuar në qendrat sociale këtë dhjetor.

Bashkë me mikun tim Bernd Bochard, shërbyem drekën festive në Qendrën Sociale “Gonxhe Bojaxhi”.

Tani që kemi vendosur bazat e një qyteti social, e një qyteti të drejtë, kemi mundësi që ta vazhdojmë këtë traditë çdo ditë të vitit’, shkruan Veliaj.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat