Veliaj: Shërbim dhe trajtim personave në nevojë

thumbnail_Veliaj-gjate-drekes-me-shefat-e-guzhines-6.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me tre shefat e kuzhinës, Fundim Gjepali, Arvin Kita dhe Bledar Kola kanë gatuar dhe shërbyer për një qendër sociale në Tiranë. Këtë e ka bërë me dije vetë Veliaj, i cili thekson se viti 2018 ka qenë njuë vit special për kontributet që janë dhënë në shoqërinë shqiptare.

“Të gjithë kanë gjetur një moment që të japin një kontribut. Dua të falënderoj sot tre shefat, ndër më të njohurit në Shqipëri, atje ku gatuajnë ata pjatat paguhen shumë shtrenjtë, por fakti që zgjodhën që në fund të vitit të gatuanin, të shërbenin dhe të shtronin këtë drekë me komunitetin tonë të të moshuarve, më bën që t’u jem disafish mirënjohës sepse nuk janë vetëm kuzhinierë dhe shefa të mirë, por mbi të gjitha njerëz dhe qytetarë të mirë”, theksoi Veliaj.

Gjithashtu, Veliaj theksoi se hapja e qendrave sociale ka mundësuar vakte, dashuri dhe shërbim për personat në nevojë.

“Sigurisht, nuk zgjidhen të gjitha problemet, por fakti që në çdo cep të Tiranës ka një qendër sociale ku shërbehet një vakt, ku ofrohet dashuri, shërbim, një trajtim i gjithë personave në nevojë, e bën qytetin tonë pak më të mirë”, tha kryetari i Bashkisë./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303