Veliaj tha se do e padisë në Gjykatë, Grida Duma nxjerr dokumentin: Je i kapur kokë e këmbë

grida-eri.jpg

Ish deputetja e PD, Grida Duma i është përgjigjur kryebashkiakut Erion Veliaj, ku ky i fundit tha se do e padisë në gjykatë për shpifje. Jo vetëm kaq, por Duma ka nxjerrë dhe lajmet, ku thuhej se si disa kohë më parë ajo ka fituar gjyqin ndaj Veliajt pas denoncimeve që ka bërë më herët.

Postimi i Dumës:

Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë!
Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën!

Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta.

Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e shqiptarëve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303