Veliaj “thumbon” Xhelal Mziun

Screenshot_1-23.jpg

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, po vijon fushtën për zgjedhjet vendore dhe ndodhet me banorët e njësisë tetë në Tiranë.

Veliaj prezantoi punët dhe projektet e mandatit pasardhës,por nuk la pa përmendur dhe thumbuar bashkinë e Kamzës.

Ditën e djeshme kryetari i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, në një postim në rrjetet sociale ka sfiduar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për gjendjen e rrugëve, zbulon edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale sipas demokratëve.

Mziu tha se zgjedhje më 30 qershor nuk ka për të pasur kurrë, dhe duke e ftuar Veliajn të përballet “në zgjedhjet reale”, në 20 tetor. “Shihemi në zgjedhjet reale të 20 tetorit 2019”, shkruan në fund të postimit Mziu.

Ditën e sotme Veliaj ju kundërpërgjigj duke thënë se do t’i zhgënjejë opozitarët dhe do të shtrojë rrugët në njësinë tetë.

Kur partia socialiste drejton, bën qytet dhe shtet për së mbari. Në datë 30 qershor do shkojmë për një fitore spektakolare.Sot që jemi në ditë të mira do të bejmë më shumë për njësinë bashkiake numër tetë”– shtoi më tej Veliaj /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303