fbpx

Veliaj vjen me një apel në këto kohë të vështira: Moment solidariteti dhe mirësie, mos abuzoni

Në këto kohë sipas institucioneve shtetërore po bëhet përndarja e ndihmave për shtresat në nevojë dhe për të moshuarit që janë vetëm, por ka edhe shumë abuzime.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj  ka bërë një apel të fortë për të gjtihë qytetarët  që të mos abuzojnë me paketën humanitare.

Veliaj tha se gjatë ndarjes së ndihmanve ka qenë edhe vetë në terren dhe ka vënë re që kërkonin ndihmë persona që kishin vila 3 katëshe.

“Ky është një moment solidariteti dhe mirësie. Nuk është moment për të abuzuar. Në këto javët e para procesi ka qenë perfekt. Me regjimin e ri për të moshuarit që të qëndrojnë vetëm në shtëpi është shtuar përgjegjësia.

Në Tiranë kemi 35000 të moshuar që jetojnë vetëm.  Ne do fokusohemi te ata që janë realisht vetëm. 0800088 për të gjithë pensionistët që janë vetëm. Nëse kanë aplikacione tek Shqipëria.al…

Kam qenë në terren dhe kam parë që kërkonin ndihmë personat që kishin vila 3 katëshe, iu bëj  thirrje ky nuk  është rast për të abuzuar.

Ky është një moment solidariteti dhe mirësie. Nuk është moment për të abuzuar. Ky nuk është shërbim taksi nëse ke një vilë tek bryli, smund të na thuash shko e çoja pak nënës time këtë pakon… Nëna të ka bërë koëkën… Ne jemi këtu për ata të moshuar që skanë askënd dhe janë të vetmuar”, tha Veliaj.