Vëllai i Presidentit Thaçi dhunon fizikisht dy drejtorë

rr-1537533925-6848123_1537546990-7687738.jpg

Vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, dyshohet se ka rrahur dy persona brenda zyrës së Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë Gazetës Express se sot rreth orës 12:00, Policia ka marrë informacionin se në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit i cili, po ashtu, ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, ka deklaruar zyrtarja e Policisë së Kosovës

Gani Thaçi dyshohet se sulmoi drejtorin Blerim Pushkolli dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic.

Prokurori Ali Ajdini ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa policia e Kosovës, ka marrë në pyetje autorin e ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303