fbpx

“Vëllai im”/ Aksident fatal, makina ‘shpërthen në flakë’, humb jetën vëllai i deputetes

perr.jpg

Një aksident tragjik ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqinë. Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë pas aksidentit fatal.

Bëhet fjalë për George Monogio, i cili mbeti i bllokuar në makinë pas aksidentit, ndërsa Ferrari i tij u shkrumbua nga flakët. Në momentin e fundit gruaja e tij arrin të dalë nga automjeti, por për 45-vjeçarin ishte tepër vonë.

Mediat greke raportojnë se viktima është vëllai i deputetes së Demokracisë së Re, Katerina Monogyiou.

Në atë moment dëgjohet një thirrje: “Vëllai im!”. Sipas mediave vetëm pak pas aksidentit motra e viktimës mbërriti në vendngjarje dhe pa gjithçka.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303