fbpx

Vëllai kishte ndërruar numrin, e merrte në telefon/ Historia e shqiptarit që vrau gruan gabimisht, e masakroi me thikë, shkoi vetë në Polici: Vura në vend nderin!

37BFF844-926A-4464-97C8-1F6BD333693A.jpeg

Vrasja, në tetor të vitit 2020, e gruas nga burri i saj, të dy shqiptarë nga Kosova, përveç makabre, është kryer edhe mbi informata të gabuara. I tërbuar nga xhelozia, H. S. (56) kishte vrarë gruan e tij D. S. (47) me 14 goditje me thikë.

Sipas alb.ch, ai mendonte vazhdimisht besonte se gruaja e tij po e tradhtonte dhe si rezultat kishte nisur që ta dhunonte. Jo vetëm gruan, por edhe vajzën 19 vjeç. Për këtë arsye, rreth një vit e gjysmë para vrasjes së gruas, pas sulmit edhe ndaj vajzës, atij i ishte ndaluar që të jetonte me të dyja. Vetëm kur ai kishte pranuar se xhelozia e tij afatgjatë ishte e pabazë, pas dhjetë ditësh atij i ishte lejuar të kthehej në apartamentin e përbashkët.

Më 8 tetor 2020, D. S. kishte marrë dy telefonata në telefonin e saj, nga një numër që burri i saj nuk e kishte të njohur.  H.S. kishte dyshuar se bëhej fjalë për një ‘rival’ dhe kështu kishte nisur sërish sherrin. Shqiptari kishte vendosur që të vriste gruan për shkelje të nderit.

Pastaj ai kishte marrë në kuzhinë një thikë të gjatë 21.5 cm dhe e kishte goditur shumë herë në fyt gruan e tij. Pastaj ai, i qetë, kishte shkuar në polici, ku u kishte thënë policëve: Unë e kam therur me thikë gruan time, ajo është e shtrirë në kuzhinë.

Ai gjithashtu kishte pranuar gjithçka në gjykatë, por më vonë është zbuluar se thirrjet në celularin e gruas vinin nga vëllai i saj, i cili kishte marrë një numër të ri. Ai thjesht donte të kontaktonte motrën e tij.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303