Vëllezërit që luajnë me Realin dhe Atleticon, 13 vite që nuk e shikojnë babain

Theo dhe Lucas Hernandez, futbollistët e kombëtares franceze që luajnë Real Madrid dhe Atletico Madrid, kanë 13 vite që nuk kanë asnjë kontakt me babanë e tyre.

Historinë e trishtë të vëllezërve futbollistë e ka zbuluar Lucas, i cili ka pohuar se nuk e ka parë babanë e tij, Jean-François Hernandez, për më shumë se një dekadë.

22-vjeçari i Atletico Madrid thotë se sot është futbollist vetëm për shkak të sakrificave të nënës së tij.

“I kam borxh gjithçka. Ishte ajo që na drejtoi drejt fushave të blerta, mua së bashku me Theon. Ajo ishte edhe si një baba për ne, pasi me babain nuk kemi pasur kontak për 12 apo 13 vjet, madje as pas fitores së Kupës së Botës”, u shpreh Lucas për “Le Parisien”.

“Ne kemi pasur momente të vështira, por kemi qenë gjithmonë bashkë dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Unë jam vëllai i madh dhe idhulli i tij më i madh. Ai është vëllai im i vogël dhe shoku im më i mirë”, tregon Lucas, i cili në sezonin e kaluar fitoi me Atletico Madrid dy trofe (Europa League dhe Superkupën e Europës), ndërsa me Francën fitoi Botërorin.

Lër një koment