“Vend i korruptuar, nën influencën e Turqisë”, kritika e fortë në drejtim të Shqipërisë

Screenshot_22-7-600x360.jpg

Mbledhja e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, e cila në fokus kishte çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, ka qenë e mbushur vetëm me kritika.

Shumë eurodeputetë janë shprehur me kritika të ashpra drejt qeverisë, duke e etiketuar si vend të korruptuar, apo nën influencën e Turqisë.

I ashpër ka qenë eurodeputeti francez Thierry Mariani, kur është shprehur se Shqipëria është nën influencën e Turqisë dhe se në gjykimin e tij, vendi nuk ka vokacion që të hyjë në BE.

“Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë për sa i përket instrumenteve përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qendrore e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi.

Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme për sa i përket Shqipërisë. Kur dëgjoj David Legën për korrupsionin, krimin në Shqipëri, pse lodhemi me Shqipërinë. Kemi nevojë për një marrëveshje, por Shqipëria nuk ka vokacion të hyjë në BE”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303