‘Vend i mallkuar’, shpërthen Berisha: Rrahjet shtazore dhe kërcënimet me jetë…

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan me tone të ashpra në “Facebook” se Shqipëria e shtetit të mafias së drogës është një vend i mallkuar dhe i ndaluar për investimet e huaja.

Berisha rendit disa nga arsyet kryesore që kanë penguar investimet, duke fajësuar kryeministrin Edi Rama, që sipas tij, ka larguar këto 6 vite nga vendi investitorët e huaj që do të investonin reth 2.8 miliardë euro në  turizëm, energji, miniera dhe banka.

Më tej, ish-kryeministri publikon një përmbledhje të raportit të fundit të DASH mbi klimën e investimeve në Shqipëri, i cili e etiketoi vendin tonë si më të korruptuarin.

Mesazhi i plotë i Berishës:

Shqipëria e shtetit të mafies së drogës, vendi i mallkuar apo i ndaluar për investimet e huaja! Në 6 vitet e fundit Zero investime serioze të huaja në Shqipëri! Në 6 vite u larguan nga Shqipëria per shkak te klimës armiqësore për investime te instaluar nga Edvin Kristaq Mafia, rrahjes shtazore dhe kërcënimeve me jetë, investitorë te huaj tejet serioz qe do investonin rreth 2.8 miliard euro në turizëm, energji, miniera, banka.

Investimet e huaja të ketyre 6 viteve si TAP, Devoll, Fan, etj etj jane te gjitha nga kontrata te firmosura nga qeveria e mëparshme.

Shkaqet e kësaj klime armiqësore ndaj investimeve te huaja ne Shqipëri analizohen shume qarte ne Raportin e fundit te DASH (Departamentit Amerikan te Shtetit)

Nder keto shkaqe jane:

1-Korrupsioni i papërmbajtur në të gjitha nivelet qeveritare që ka bërë që Shqiperia të jetë delja e zezë e korrupsionit, vendi më i korruptuar i Ballkanit dhe Europës.

2-Sundimi dhe diktati i krimit të organizuar

3-Mosrespektimi i kontratave nga narkoqeveria, shkaterrimi i sigurise ligjore. Po rikujtoj ketu se vetem ndrikull Reformato krenarisht deklaroi se po prish 80 kontrata per HEC duke gjobitur per banditizem zyrtare ligjore takspaguesit e varfer shqiptar, qindra e qindra milion euro. Nderkohe qe thuhet se per çdo kontrate te re kjo ndrikull nuk pranon kurre me pak se 200 mije euro. Po rikujtoj ketu se vetem me anullimin banditeske te kontrates se biznesit te nje investitori, konkretisht Bechetit, Arbitrazhi Nderkombetar i Bankes Boterore në Washington gjobiti dy muaj më parë Shqipërinë me 110 milionë euro.

4-Mungesa e sistemit të drejtësisë, paraliza, korrupsioni dhe kontrolli i saj nga qeveria.

5-Klientelizmi i 200 PPP të qeverisë. Po rikujtoj këtu se vetëm tre deputetë dhe kunati i Edvinit kanë “fituar“ këto vite 1620 tendera etj etj.

6-Bandat dhe krimi i organizuar ato të lidhura me Edvin Kristaq Mafinë, me hanxharët e tyre përcaktojne fituesit e garave në PPP dhe prokurime publike.