Vendet e mëdha evropiane do të njohin Guaido si president të Venezuelës

Vendet e mëdha evropiane kanë deklaruar se do të njohin udhëheqësin e opozitës së Venezuelës Juan Guaido si president të përkohshëm nëse Nicolas Maduro nuk arrin të thërrasë zgjedhjet brenda tetë ditëve.

Britania, Gjermania, Franca dhe Spanja të gjitha thanë se do ta njohin Guaidon nëse nuk bëhen zgjedhje të reja.

Venezuela po sheh trazira nën udhëheqjen e Maduros me mungesa ushqimore dhe protesta të përditshme mes një krize ekonomike dhe politike që ka ngjallur emigrimin masiv dhe inflacionin që shihet në rritje deri në 10 milionë përqind këtë vit.

Maduro u rizgjodh president në maj të vitit të kaluar, mes pjesëmarrjes së ulët në votime dhe pretendimeve për blerjen e votave nga qeveria. Opozita e vendit, Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e Amerikës Latine refuzuan të njohin rezultatin e votimit.

Udhëheqësi i opozitës, Guaido u shpall president i përkohshëm të mërkurën, ndonëse Maduro, i cili ka udhëhequr kombin e pasur me naftë që nga viti 2013 ka mbështetjen e forcave të armatosura, ka refuzuar të tërhiqet.

Më parë këtë javë, Shtetet e Bashkuara deklaruan mbështetjen për Guaido, ndërsa Zëvendëspresidenti Mike Pence e quajti Maduron “një diktator pa pretendime legjitime për pushtet”. Që nga ajo kohë, shumica e kombeve të Amerikës Latine dhe Kanadasë kanë thënë të gjitha që e mbështesin udhëheqësin e opozitës./real-news.tv/