fbpx

Vendi me President të ri? Ja çfarë thotë Rama

rama-meta.jpg

Mesa duket, dekreti i Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte i parashikuar nga ana e Kryeministrit Rama. Sipas këtij të fundit, zgjedhjet do të zhvillohen, duke theksuar se asgjë nuk i ndal.

Kryeministri Rama, mësohet të ketë thënë në mbledhjen e Kryesisë së PS, se e enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e Presidentit Meta.

“Vendimi i presidentit ishte i pritshëm!  Ne jemi republikë parlamentare, jo presidenciale. Ndaj asgjë s’na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten debat shumë i gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentet kundër këtij vendimi të presidentit. E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e presidentit. Duhet të fokusohemi në 30 qershor. Jemi në mes të lojës. Pas debatit ccështja diskutohet në KQZ e më pas do kalojë në kolegj. Fokusi jonë 30 qershori”, -mësohet të jetë shprehur Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303