fbpx

Vendim “i turpshëm” dhe një “farsë”, protesta masive kundër orës verore

AFP-TV_20181112_SOI_MAR_ChangeWinger_VID1262567_EN_en.jpg

Atyre u duhet të ngrihen tani që pa gdhirë për të shkuar në shkollë.

Kjo ka bërë që vendimi i ekzekutivit, i cilësuar si “i turpshëm” dhe një “farsë”, të nxisë demonstrata në disa qytete të ndryshme të vendit. Ankesa nuk mbërrijnë vetëm nga nxënësit.

“Këtë javë, nxënës, mësues, punonjës të disa industrive, të gjithë po protestojnë ndaj lëvizjes së qeverisë. Njerëzit që drejtojnë vendin duhet t’ua vënë veshin kërkesave të popullit”, tha Hicham Chouladi, anëtar i shoqatës islamike “Adl Wal-Ihsane”.

Qeveria marokene vendosi më 26 tetor të braktiste planet për kthimin e orës dimërore, me arsyetimin se kjo do të ndihmonte të shpëtohej “një orë dritë naturale”.

Një hap i tillë, sipas saj redukton edhe konsumin e energjisë elektrike. Vendimi i minutës së fundit befasoi shumëkënd e shkaktoi sa indinjatë, aq edhe konfuzion, duke qenë se pajisjet elektronike të shumë marokenëve u kthyen automatikisht në orën dimërore.

Një zëdhënës i Ministrisë së Arsimit tha për çdo rast se shkollat ishin autorizuar të rregullonin oraret e tyre “sipas nevojave të çdo rajoni”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *